Di Mateo: Fajin e ka lodhja me Mançesterin


-->
Trajneri i Çelsit ka fajësuar lodhjen mendore dhe fizike për humbjen e kryesimit pas javës së 10-të të Premier Ligës.
Roberto Di Mateo deklaroi se 3 ndeshje në më pak se një javë janë të papërballueshme fizikisht. “Psikologjikisht dhe fizikisht ka qenë një javë tepër e vështirë. Kemi luajtur dy ndeshje kundër Mançester Junajtid, duke i shtuar edhe 30 minuta të shtesës së kupës. E megjithatë, lojtarët i pashë të vendosur për të marrë fitoren, dhe për pak sa nuk e arritëm në ‘Libery’”, – tha italiani pas ndeshjes. Pas akuzave ndaj gjyqtarit Klatenburg një javë më parë, Di Mateo shtoi se gjykimi i Kevin Frend ishte i jashtëzakonshëm: “Unë e kisha thënë gjithnjë se Çelsi nuk u trembej arbitrave. Unë kam besim të plotë tek ata. Shkova e takova Frend pas ndeshjes dhe i thashë se bëri një gjykim fantastik”.